Flash

Avokati i Berishës: Vendimi i gjykatës nuk e ndalon t’u flasë mbështetësve të tij

Lapsi.al 4 January 2024
Avokati i Berishës: Vendimi i gjykatës nuk e ndalon t’u

Avokati i Sali Berisha, Genc Gjokutaj thotë se ka efektivë policie tek dera e banesës së ish-kryeministrit. Ai tha në emisionin “Opinion” se masa “arrest në burg” e marrë nga Gjykata e Posaçme nuk e cenon aktivitetin e tij politik.

“Është njëkohësisht dhe me ndalim dalje jashtë shtetit, e përjashtojnë njëra-tjetrën këto masa. Ky është një absurditet! Berisha nuk ka nevojë të ketë policë të dera sepse ai nuk i është shmangur drejtësisë. Nuk ka policë në derë! Komunikimi i zotit Berisha ka dy funksione, si person nën hetim, por edhe si politikan.

Ai në këtë cilësi ka detyrim për komunikimin siç po e realizon. Ai nuk po takon ekspertë apo dëshmitarë që t’i intimidojë. Nëse ka probleme që lidhen ngushtësisht me akivitetin politik patjetër. Gazetarët duhet të marrin autorizim.

Zoti Berisha mund të komunikojë edhe përmes rrjeteve sociale. Deri ku është i ndaluar dhe deri ku është i lejuar? Gjykata nuk ka detajuar, ne në ankim e kemi shtjelluar. Aktiviteti politik i zotit Berisha është i pacenuar nga vendimi i gjykatës, kjo është absolute” – tha avokati Genc Gjokutaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vritet brutalisht emigranti në Selanik

Një burrë rreth të 50-tave është gjetur i vdekur mëngjesin e së enjtes, në hyrje të stadiumit Lagadiki në Selanik. Sipas medieve greke ai është vrarë me thik...

18:00

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI