Flash

Qoka në 31 Dhjetor/ Lubonja i kujton Gjebreas shaminë "Berisha hero"

Lapsi.al 4 January 2024
Qoka në 31 Dhjetor/ Lubonja i kujton Gjebreas shaminë "Berisha

"Ai Ardit Gjebrea, kur luftonim ne me Berishën, ai dilte në koncertet e Berishës me një shami këtu në kokë "Berisha hero". Pastaj mik i ngushtë me Ilir Metën. Tani më fton Edi Ramën në 31, bashkë me Sandrin. Mos t'ju vijë keq si televizion, se edhe televizioni juaj ka mëkatet e veta, i dimë" ka thënë Fatos Lubonja në një intervistë për News24, (VIDEO KETU) ndërsa tregonte me duar shaminë që shumë vite më parë, kantautori Ardit Gjebrea lidhte në kokë për mbështetjen e Berishës.

Fotoja që qarkullon prej vitesh në rrjetet sociale është në një nga mitingjet e 20 viteve më parë, ndërsa natën e ndërrimit të viteve, Gjebrea kishte të ftuar në programin e tij kryeministrin Edi Rama me të cilin zhvilloi një lojë që zgjati për disa orë.

"Problemi këtu është e keqja. Humbja e dinjitetit, humbja e personalitetit, kjo është e keqja e madhe" u shpreh Lubonja që paralajmëroi se e keqja do të përshpejtohet në 2024. "Vetëm Chavez dilte fliste me popullin" tha ai duke iu referuar tendencave autoritariste të Ramës dhe shfaqjeve "venezueliane" që ofron kryeministri.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI