Flash

Moti i keq përfshin Europën, temperaturat deri në -43,6 gradë celsius

Lapsi.al 4 January 2024
Moti i keq përfshin Europën, temperaturat deri në -43,6

Pjesa më e madhe e Europës perëndimore është përfshirë nga moti i keq, me shirat dhe përmbytjet, që kanë prekur kontinentin.

Në rajonin nordik, temperaturat arritën këtë të mërkurën nën -40 gradë celsius, shoqëruar me erëra të ftohta, gati arktike. Edhe në disa qytete të Suedisë, temperaturat shënuar -43.6 gradë celsius, temperatura më e ulët rekord në Suedi për 25 vitet e fundit. Me të njëjtin mot po përballet edhe Danimarka, perëndimi i Rusisë, me Moskën që po përjeton temperature nën -30 gradë. Ndërkohë, një pjesë e mirë e Europës është e përfshirë nga shirat pa pushim.

Perëndimi i Britanisë është nën pushtetin e ujit, njëjtë edhe Irlanda dhe Holanda, ku ka ndërprerje të energjisë elektrike, dëmtime të shtëpive e probleme të transportit publik. E njëjtë raportohet situata edhe në Gjermani e Francë, ku shiu duket se nuk ka ndërmend të pushojë, po ashtu as temperaturat, ndjeshëm të ftohtë, madje të acarta.

Të këshilluara

Zbarkojnë emigrantët e parë në Lampedusa

Rreth 147 emigrantë dhe refugjatë zbarkuan në ishullin e vogël sicilian të Lampedusas me katër varka të veçanta të hënën, mbërritjet e para të vitit 2024. Pa...

18:44

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI