Flash

Vëllai vràu vëllanë dhe më pas veten, zbardhen detaje nga krìmi në familje në zonën e Freskut

Lapsi.al 4 January 2024
Vëllai vràu vëllanë dhe më pas veten, zbardhen detaje

Zbardhen detaje nga krimi në familje në zonën e Freskut, ku vëllai vrau vëllanë dhe më pas kreu vetëvrasje.

Gazetari Igli Çelmeta në një komunikim të drejtpërdrejte për News24, zbuloi se mes dy vëllezërve ka pasur një konflikt të mëparshëm.

“Zbardhen detaje të reja në lidhje me krimin në familje në zonën e Freskut. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40, në rrugën “Xhon Belushi”. Nga hetimet paraprake rezulton se shtetasi Vehap Faik Cam ka shkuar në banesën e vëllait, Lulëzim Faik Cami dhe e ka qëlluar me armë zjarri.

Në banesë nuk ka pasur persona të tjerë dhe viktima ka jetuar me qira. Mësohet se mes tyre ka pasur një konflikt të mëparshëm. Sakaq po merren në pyetje familjarët e tyre për të kuptuar dinamikën e ngjarjes. Ndërkohë janë shoqëruar disa persona që kanë qenë dëshmitarë, janë sekuestruar disa kamera sigurie dhe arma e krimit.”, u shpreh gazetari.

Të parët që kanë gjetur trupat janë fqinjët, ndërkohë nga të dhënat e para nga grupi hetimor dyshohet se konflikti ka pasur shkak probleme me pronat në Bulqizë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI