Flash

VIDEO/ I pandehuri sulmon gjykatësen në sallë në Las Vegas

Lapsi.al 4 January 2024
VIDEO/ I pandehuri sulmon gjykatësen në sallë në Las Vegas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në gjykatën e Las Vegasit në SHBA. Një i akuzuar ka sulmuar gjykatësen, Mary Kay Holthus në sallën e gjyqit. Pamjet e dhunës së 30-vjeçarit Deobra Redden, i dënuar për dhunë në familje janë bërë virale.

Sipas mediave amerikane, avokati i Redden kishte kërkuar që ai të dënohej me shërbim prove për dhunë fizike me dëme të konsiderueshme trupore. Por gjykatësja vendosi që të jepte dënim me burg, pasi kjo ishte hera e tretë që dilte para gjykatës. Ishte pikërisht komenti i gjykatëses që acaroi të akuzuarin.

“Është koha që të shijosh diçka tjetër. Nuk mundem më me këtë histori” - tha ajo, duke sjellë acarimin e 30-vjeçarit. Efektivët e sallës së gjyqit dhe një nëpunës arritën ta vendosin nën kontroll agresorin.

Sipas mediave, gjykatësja u dëmtua në kokë, por plagët janë të lehta. Ajo u dërgua të marrë ndihmë mjekësore në spital dhe më pas u la e lirë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vritet brutalisht emigranti në Selanik

Një burrë rreth të 50-tave është gjetur i vdekur mëngjesin e së enjtes, në hyrje të stadiumit Lagadiki në Selanik. Sipas medieve greke ai është vrarë me thik...

18:00

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI