Flash

VIDEO/ Meloni ndërpret konferencën për shtyp: Më duhet të shkoj në banjë, nuk e mbaj dot më

Lapsi.al 4 January 2024
VIDEO/ Meloni ndërpret konferencën për shtyp: Më duhet

Kur të zë, të zë. Kishin mbetur edhe vetëm 3 pyetje pa përgjigje në konferencën për shtyp të fundvitit, kur kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dha shenjat e para të dobësisë.

“Po vdes o djema”, - ia shpëtoi një batutë kryeministres duke harruar që e kishte mikrofonin e ndezur. Kishin kaluar më shumë se 3 orë nga fillimi i konferencës dhe ishte radha e Teresa Trillò, gazetares së Radio24, të bënte pyetjen e radhës. Kur gazetarja iu afrua mikrofonit duke buzëqeshur, kryeministrja e kuptoi menjëherë çfarë kishte ndodhur.

“U dëgjua, apo jo?”, - pyeti kryeministrja gazetarët e pranishëm. Në atë moment, Meloni shpjegoi: “Zotërinj, më duhet të shkoj në banjë. Nuk di çfarë të bëj. Ju betohem, do të doja të merrja edhe tre pyetje të tjera. A mundem një sekondë, çfarë të bëj, më falni” – tha kryeministrja italiane që la podiumin duke vrapuar për në banjë.

Konferenca për shtyp u ndërpre për një pushim të shkurtër ndërsa zëdhënësi Fabrizio Alfano shoqëroi kryeministren. Pas kthimit gazetarja iu drejtua: “Forca se mbaroi”. Duke qeshur Meloni iu përgjigj: “Tani them se mund t’ja dal”.

Meloni iu përgjigj rreth 40 pyetjeve në këtë konferencë. Kjo konferencë duhej të mbahej para festave të Vitit të ri, por kryeministrja e shtyu për shkak të gjendjes shëndetësore. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vritet brutalisht emigranti në Selanik

Një burrë rreth të 50-tave është gjetur i vdekur mëngjesin e së enjtes, në hyrje të stadiumit Lagadiki në Selanik. Sipas medieve greke ai është vrarë me thik...

18:00

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI