Flash

Bëri homazhe në varrezat e familjes Jashari, dhunohet politikani serb

Lapsi.al 5 January 2024
Bëri homazhe në varrezat e familjes Jashari, dhunohet politikani serb

Politikani opozitar serb Nikola Sanduloviç është dhunuar brutalisht, një ditë pasi bëri homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Kryetari i partisë Republikane të Serbisë, Sanduloviç raportohet se është rrahur brutalisht nga Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë (BIA) serbe, ndërsa në sulm raportohet të ketë marrë pjesë edhe Milan Radoiçiç, ish-nënkryetari Listës Serbe dhe organizuesi i sulmit terrorist në Banjskë.

E bija e tij, Klara ka deklaruar se politikani është helmuar dhe ka ngritur dyshime se një gjë e tillë është bërë me agjentin Novichok, të cilën shpesh e përdor presidenti rus, Vladimir Putin për të eliminuar ish-bashkëpunëtoret apo kundërshtarit e tij.

“Shkaku i rrëmbimit dhe përdorimi i forcës brutale nga policia sekrete serbe – BIA, në fakt ishte video e publikuar nga shtrimi i luleve në memoriali i familjes së vrarë dhe masakruar Jashari në Prekaz gjatë vitit 1998, të cilin e kanë treguar gjatë rrahjeve me pistoleta, grushte, shkelma dhe shkelma me këmbë, në kokë”, tha bashkëshortja Bojana Sanduloviç.

Pas rrahjes së Sanduloviçit, ka reaguar edhe deputetja britanike, Alicia Kearns. Ajo është shprehur e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e politikanit serb. Sanduloviç e ka quajtur presidentin serb, Aleksandër Vuçiçi, kriminel lufte dhe e ka porositur që para se të shkojë në Kosovë, duhet të kërkojë falje dhe ta pranojë krimin e kryer në Rejçak.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI