Flash

Erë e fortë dhe dallgë 4.5 metra, ndalohet lundrimi në gjirin e Vlorës

Lapsi.al 5 January 2024
Erë e fortë dhe dallgë 4.5 metra, ndalohet lundrimi në

Kapitaneria e Portit të Vlorës, ka ndaluar lundrimin për anijet e vogla dhe peshkarexhat, jashtë gjirit të Vlorës, pasi në data 5-6-7 janar pritet erë e fortë dhe dallgë deri në 4.5 metra. Kapiteneria u ka bë thirrje pronarëve të anijeve që të sigurojnë mjetet e tyre lundruese.

Në njoftimin e tyre bëhet me dije se anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Përmirësimi i situatës pritet të jetë pas orës 06:00 të datës 08 janar 2024.

"Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 05-06-07.01.2024 duke filluar nga ora 18:00 datë 05.01.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje, Jug-Jug-Perëndim në forcën deri 7-8bft me shpejtësi ere deri 25-30m/s dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës, jashtë gjirit të Vlorës në forcën deri 8-9bft me shpejtësi ere deri 35-40m/s dhe lartësi dallge nga 3.50 deri 4.50 metra.

1. Është ndaluar dhënia e leje-nisjes gjatë datave 05-06-07.01.2024 duke filluar nga ora 18:00 datë 05.01.2024 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe janë njoftuar për marrjen e masave për sigurimin e tyre.

2. Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe të anijeve të peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

3. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 05-06-07.01.2024

4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 08.01.2024" - thuhet në njoftimin e kapitenerisë. ©LAPSI.AL

Të këshilluara

Gjenden të pajetë dy persona në Vlorë

Dy persona janë gjetur pa shenja në banesat e tyre, në Vlorë. Sipas policisë, në lagjen “Hajro Çakërri”, është gjetur në banesë, pa shenja jete, shtetasi A. ...

17:52

Kthesë e fortë e motit në fundjavë

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ketë luhatje të forta sa i përket kushteve atmosferike, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Ditën e shtun...

17:08

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI