Flash

Hudson-Odoi në listën e skandalit Epstein, sulmuesi e mohon: "Është ajo e VIP-ave me Covid"

Lapsi.al 5 January 2024
Hudson-Odoi në listën e skandalit Epstein, sulmuesi e mohon:
Emri i Callum Hudson-Odoi u përfshi në mesin e të ftuarve në ishullin Epstein. Megjithatë, sulmuesi mohoi çdo përfshirje në skandalin Epstein, me një mesazh në mediat sociale. Ditët e fundit po dalin dokumente të ndryshme konfidenciale në lidhje me skandalin Epstein dhe mes tyre janë zbuluar edhe disa kontakte të financierit, duke përfshirë Princin Andrew, Bill Clinton, Michael Jackson, Kevin Spacey, Stephen Hawking dhe shumë të tjerë të famshëm. Ndër emrat e publikuar në Angli ishte edhe ai i Callum Hudson-Odoi. Ish-sulmuesi i Chelsea dhe Bayer Leverkusen, tani te Nottingham Forest, ishte përfshirë në listën e Epstein. Vetëm se, sipas Daily Mail, është e gjitha false dhe kështu pretendon edhe futbollisti. Lexo më tej: Publikohet lista e bashkëpunëtorëve të dyshuar të Jeffrey Epstein

LISTA FALSE, E MOHUAR NGA ANA E HUDSON-ODOI

Në fakt, Daily Mail thotë se lista e publikuar nuk është ajo e të ftuarve të Epstein por ajo e VIP-ave të parë që rezultuan pozitivë me Covid në 2020. Lojtari më pas mohoi gjithçka me një mesazh në rrjetet sociale duke thënë: “Do të doja ta bëja absolutisht të qartë se kurrë nuk kam marrë pjesë në skandalin Epstein. E as nuk kam qenë ndonjëherë në ishullin e Epstein”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI