Flash

Nëna e 4 fëmijëve vrau veten pas sulmeve në TikTok/ Protestë nesër në Tiranë

Lapsi.al 5 January 2024
Nëna e 4 fëmijëve vrau veten pas sulmeve në TikTok/

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, ku një 41-vjeçare, Bedrie Loka i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë, pasi i kishin hapur një profil në platformën ‘TikTok’ , ku e fyenin dhe e bullizonin.

Pas kësaj ngjarjeje në rrjetet sociale është shpërndarë një poster, ku është lajmëruar për një protestë. Me sloganet “Lufto për të drejtat e tua! Bashkë për bullizmin”, protesta do të mbahet nesër në orën 11:30 në Sheshin Nënë Tereza, në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në një fshat të Sukthit. Një 41-vjeçare nga fshati Vadardhë i Sukthit ka humbur jetën në spital, pasi është dërguar me urgjencë nga familjarët. E sulmuar në mënyrën më të shëmtuar, nëna e katër fëmijëve është vënë para një presioni tepër të madh shoqëror dhe më pas dhe në familje. Pa mundur të kërkojë ndihmë, apo të gjejë shpëtim diku, ajo ka konsumuar një sasi fotoksine, për t’i dhënë fund tmerrit me të cilin po përballej publikisht në një komunitet të vogël.

Të këshilluara

Qeveria e Kosovës njeh targat e Serbisë

Qeveria e Kosovës njoftoi të enjten vonë se ka vendosur ta shfuqizojë vendimin për vendosjen e letrës ngjitëse në automjetet me targa serbe, pas vendimit të Ser...

23:09

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI