Flash

SHBA fut Azerbajxhanin në listën e vëzhgimit të lirisë fetare

Lapsi.al 5 January 2024
SHBA fut Azerbajxhanin në listën e vëzhgimit të lirisë

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur Azerbajxhanin dhe tre vende të tjera në listën e vëzhgimit, për tolerim të “shkeljeve të rënda të lirisë fetare”, pasi Baku mori nën kontroll rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha në një deklaratë më 4 janar se Azerbajxhani i bashkohet listës me republikën e Afrikës qendrore, Komoret dhe Vietnamin.

Kjo vjen pasi Komisioni i SHBA-së për Lirinë Fetare Ndërkombëtare (USCIRF) vuri në dukje shqetësimet lidhur me ruajtjen e vendeve fetare të krishtera në Nagorno-Karabakh. Marrja e kontrollit nga Azerbajxhani në shtator bëri që pothuajse e gjithë popullsia, prej 100.000 armenësh etnikë, të ikte në Armeni.

Sipas Radio Evropa e Lirë, komisioni, gjithashtu, shprehi alarmin lidhur me rregulloret mbi praktikat fetare në vendin me shumicë myslimane të drejtuar nga presidenti Ilham Aliyev, duke përfshirë këtu një kërkesë që të gjitha grupet fetare të regjistrohen dhe literatura e tyre të miratohet nga një organ zyrtar.

Blinken tha se përveç "listës speciale të vëzhgimit" të Departamentit të Shtetit, ka dymbëdhjetë "vende me shqetësim të veçantë" - Burma, Kina, Kuba, Eritrea, Irani, Nikaragua, Koreja e Veriut, Pakistani, Rusia, Arabia Saudite, Taxhikistani dhe Turkmenistani.

Në një tjetër deklaratë më 4 janar, USCIRF, që bën rekomandime, por nuk përcakton politikën e SHBA-së, u ankua për pengim të lirisë fetare në Bjellorusi.

USCIRF tha se një ligj i nënshkruar më 3 janar nga udhëheqësi autoritar Alyaksandr Lukashenka që shtrëngon aktivitetet e organizatave fetare ruan dispozitat më regresive të ligjit fetar të vitit 2002 dhe vendosë më shumë kufizime të padrejta ndaj komuniteteve fetare.

“Në vend që të shfuqizojnë ligjin e tij shumë kufizues, të miratuar mbi dy dekada më parë, i cili nuk përmbushte standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, zyrtarët bjellorusë kanë dyfishuar dhe zbatuar një ligj më represiv fetar që i jep qeverisë kontroll pa kufi mbi komunitetet fetare dhe punët e tyre”, tha kryetari i USCIRF, Abraham Cooper.

Cooper tha se kufizimet nënkuptojnë se komunitetet fetare "do të përballen me zgjedhjen e frikshme për të praktikuar fenë ose besimin e tyre ‘në mënyrë të paligjshme’ ose t'i nënshtrohen një regjimi brutal që përdorë forcë dhe frikësim pa dallim kundër popullit të vet".

Blinken tha se avancimi i lirisë fetare "ka qenë një objektiv thelbësor i politikës së jashtme të SHBA-së që kur Kongresi miratoi Aktin Ndërkombëtar të Lirisë Fetare më 1998".

Ai tha se qeveritë duhet t'i japin fund abuzimeve të tilla si sulmet ndaj pjesëtarëve të komuniteteve të pakicave fetare dhe vendeve të tyre të kultit.

Të këshilluara

Acari "mbërthen" Europën

Acari i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe borë kanë shkaktuar rrëmujë nëpër vendet nordike të enjten, duke i lënë mijëra njerëz pa rrymë dhe shumë të tjerë të ...

18:20

Përmbytje në Gjermani e Francë

Një masë e madhe reshjesh ditët e fundit ka shkaktuar përmbytje të papritura në disa qyteza në veri të Francës e Gjermanisë. Reshjet e kombinuara me shkrirje...

16:18

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI