Flash

Video/ Shqyhet dera e avionit në fluturim, tërhiqen avionët Boeing 737 Max 9

Lapsi.al 6 January 2024
Video/ Shqyhet dera e avionit në fluturim, tërhiqen avionët

Dera e një avioni pasagjerësh të Alaska Airlines humbi derën ndërsa ishte duke fluturuar dhe u detyrua të bënte një ulje emergjente në shtetin amerikan të Oregonit të premten.

Boeing 737 Max 9 i Alaska Airlines u kthye në Portland 35 minuta pas fluturimit për në Kaliforni pasi një pjesë e jashtme, që përfshinte një dritare u shqye dhe krijoi një vrimë në avion.

Fatmirësisht 177 pasagjerë dhe ekuipazhi ishin në bord dhe ai "u ul i sigurt".

Linja ajrore tha se do të ndalonte "përkohësisht" të gjithë 65 avionët e saj 737 Max 9 për të kryer inspektime.

Boeing tha se ishte në dijeni të incidentit dhe "po punon për të mbledhur më shumë informacion".

[video width="320" height="320" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/01/Video-e-avionit-me-dere-te-shqyer-ne-fluturim.mp4"][/video]

Pasagjeri Diego Murillo, i cili kishte qenë në rrugën e tij për në Ontario, Kaliforni, tha se hapësira e shqyer ishte "e gjerë sa një frigorifer" dhe përshkroi dëgjimin e "një zhurmë vërtet të fortë" ndërsa maskat e oksigjenit binin nga lart.

Ai tha për KPTV: "Ata thanë se ishte një fëmijë në atë rresht, këmisha e të cilit ishte thithur nga avioni dhe nëna e tij po e mbante për t'u siguruar që ai të mos shkonte me të".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI