Flash

Berisha: Sinjali i Batman është ndezur, por heronjtë janë të rinjtë!

Lapsi.al 6 January 2024
Berisha: Sinjali i Batman është ndezur, por heronjtë janë

Sali Berisha u ka bërë thirrje të rinjve të ngrihen në protestë për të rivendosur demokracinë duke e krahasuar veten me sinjalin e Batman që ndizej në Gotham City sa herë banorët kishin nevojë për ndërhyrjen e tij. Por Berisha tha se ai nuk ishte heroi që mendonin të gjithë, sepse heronjtë janë të rinjtë.

"Dëgjoj dhe më shkruajnë se ti je Sali je shpresa. E vërteta është tjetër. E vërteta është se për të rinjtë, unë nuk jam heroi i tyre, por jam thjesht si sinjali në filmin Batman që fton heronjtë nga qielli. Dhe unë, kam bindjen se ata heronj janë djemtë dhe vajzat e Shqipërisë, janë ata të cilët të angazhuar në këtë betejë vendimtare, të angazhuar në këtë betejë për shpresën, për të ardhmen, do t’i japin kthesën, do të bëjnë që kjo erë kthese dhe shprese të fryjë në mbarë Shqipërinë dhe opozita, demokracia të rivendoset përsëri" u shpreh Berisha nga dritarja e shtëpisë së tij ku qëndron në arrest shtëpie.

Rrugica ku banon Berisha në Tiranë është shndërruar në një destinacion pelegrinazhi nga demokratët që protestojnë kundër arrestimit të liderit të tyre që është nën hetim për privatizimin e kompleksit Partizani. NDaj Berishës nuk ka asnjë akuzë, por ai refuzoi masën e gjykatës speciale që i sekuestroi pasaportën dhe e detyronte të paraqitje dy herë në javë para oficerëve të policisë gjyqësore, sepse SPAK nuk iu drejtua parlamentit kur kërkoi këtë masë.

[video width="640" height="368" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/01/Berisha-ne-dritare-fjalim.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI