Flash

Bilanc tragjik nga tërmeti në Japoni/ 126 viktima dhe 210 persona të zhdukur

Lapsi.al 6 January 2024
Bilanc tragjik nga tërmeti në Japoni/ 126 viktima dhe 210 persona

Bilanci i viktimave nga tërmeti me magnitudë 7.5 ballë i shkallës Rihter që goditi Japoninë sa vjen e përkeqësohet. Këtë të shtunë numri i viktimava ka arritur 126. Ndërkohë, autoritetet lokale bëjnë me dije se 210 persona vijojnë të jenë ende të zhdukur.

Mijëra shpëtimtarë vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit nën rrënoja pavarësisht kushteve të pafavorshme të motit. Skuadrat e shpëtimit janë detyruar të punojnë nën rrethana tejet të vështira sidomos pas rrëshqitjeve të herëpashershme të dheut. Sipas medieve të huaja ka pasur rreth 1,000 rrëshqitje dheu në orët që pasuan tërmetin tragjik të ndërrimit të viteve.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI