Flash

Ministri serb "i lumtur" për heqjen e vizave për Kosovën: 500 mijë shqiptarë do ikin në BE

Lapsi.al 7 January 2024
Ministri serb "i lumtur" për heqjen e vizave për

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Miloš Vučević, u shpreh se deri në 500 mijë shqiptarë do të largohen nga Kosova dhe do të vendosen përgjithmonë në Bashkimin Evropian pas heqjes së vizave për zonën Shengen. Sipas tij, për këtë arsye popullata serbe nuk ka “pse të mërzitet” për heqjen e vizave për Kosovën.

Vučević u shpreh se heqja e vizave për Kosovën nga BE-ja do të rezultojë njësoj si strategjia 1830-1876 (e migrimit të detyruar të shqiptarëve) nga princi i atëhershëm i Serbisë, Millosh Obrenović. Në të njëjtin kontekst ai mbrojti edhe vendimin e muajit të kaluar të qeverisë serbe për lejimin e automjeteve me targa të Kosovës të qarkullojnë nëpër Serbi lirshëm.

“Pse jemi të mërzitur? Lërini shqiptarët të ikin. 500,000 njerëz do të shkojnë atje, në Europë. Le të tregohemi të mençur politikisht, na duhet pak politika e Millosh Obrenovićit, vetëm pak durim. Populli ynë duhet të piqet politikisht, për të kuptuar historikisht disa rrethana”, - tha ministri Vuçević për median serbe Vojvodina RTV. /LAPSI.al 

Të këshilluara

Së shpejti një "Barbie" Muzikal?

Margot Robbie, Greta Gerwig dhe America Ferrera folën së fundmi  për mundësinë  e një muzikali të "Barbie"në Gala e 35-të vjetore të çmimeve të Festivalit Ndërk...

17:00

Borë dhe probleme në juglindje të vendit

Nga reshjet e dëborës është përfshirë edhe zona malore e bashkisë Maliq. Në rrugën lidhëse Lozhan-Moglicë situata është nën kontroll, borëpastrueset ndodhen në ...

20:11

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI