Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Tempulli/ Shisnin kokainë në afërsi të shkollave në Durrës, pranga dy vëllezërve

Lapsi.al 7 January 2024
Tempulli/ Shisnin kokainë në afërsi të shkollave në

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy vëllezër, të cilët akuzohen se shisnin doza kokainë në afërsi të shkollave.

BalkanWeb mëson se në kudër të operacionit “Tempulli” në pranga kanë rënë shtetasit Ndriçim Balla dhe Indrit Dauti (Balla).

Njoftimi i policisë:

Durrës/Vijon zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Tempulli”, dhe në Paketën për Sigurisë në shkolla, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”dhe ato të Forcës Operacionale të DVP Durrës, operacioni policor i koduar “Pjeza”.

Goditet një tjetër rast i shitjes së drogave të forta, në afërsi të shkollave, në lokale dhe ambiente të ndryshme.

Sekuestrohen 1 kilogramë e 50 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 2 peshore elektronike që shërbenin për ndarjen në doza të lëndës narkotike, 2 automjete dhe 4 celularë.

Vihen në pranga 2 vëllezërit që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Tempulli” dhe në Paketën për Sigurinë në shkolla, si dhe si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta në doza, në qytetin e Durrësit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës finalizuan operacionin policor të koduar “Pjeza”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasit N. B., 45 vjeç, dhe I.(B.) D., 41 vjeç, vëllezër, banues në fshatin Pjezë, Shijak, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kg e 50 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 2 peshore elektronike që këta shtetas i përdornin për të ndarë lëndën narkotike në doza, 2 automjete dhe 4 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI