Flash

Video/ Djali që kapte topat po ngrinte nga i ftohti, gjesti i Bellingham bën xhiron e botës

Lapsi.al 7 January 2024
Video/ Djali që kapte topat po ngrinte nga i ftohti, gjesti i Bellingham
Jo vetëm në fushë, Jude Bellingham tregon se është një kampion edhe jashtë terrenit të lojës. Gjest i jashtëzakonshëm i yllit të ri të Real Madrid, që pa nga pankina djaloshin që kapte topat dukshëm në të ftohtë dhe vendosi ta mbështillte me mbulesën e Blancos. Episodi ndodhi në Copa del Rey, në ndeshjen e fituar nga merengues ndaj Arandina. Pavarësisht se u la në pankinë për shkak të angazhimeve në kampionat, Jude Bellingham ishte sërish protagonisti i mbrëmjes së Copa del Rey. Anglezi bëri një gjest të bukur që u bë menjëherë viral. Pikërisht pranë pankinës së Blancos, një djalosh i ri që kapte topat po dridhej për shkak të temperaturave të ftohta që karakterizuan ndeshjen e zhvilluar në kompleksin sportiv Juan Carlos Higuero. Lexo më tej: Getat me vrima të Bellingham: anglezi thyen një rregull absurd të La Liga Në atë moment, ish-lojtari i Borussia Dortmund nuk u mendua dy herë dhe u ngrit për t'i dhënë djalit mbulesën e Real Madrid. Një gjest fantastik, që pasqyron edhe vlerat e një prej lojtarëve më të mirë në botë.

FITORE PËR REAL E DEBUTIM PËR ARDA GÜLER

Ajo që e bëri të bukur mbrëmjen e Real Madrid nuk ishte vetëm gjesti i Jude Bellingham, por edhe fitorja e arritur në fund të 90 minutave. 1-3 ishte rezultati final në Arandina, me tifozët e Blancos që mundën të vlerësonin për herë të parë talentin turk Arda Güler. Djali i artë luajti 59 minuta dhe u zëvendësua nga Valverde kure rezultati ishte 0-2.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI