Flash

Krimi makabër në Selanik, gruaja shqiptare duke ecur me partnerin e saj pak para se ai ta qëllonte me thikë (VIDEO)

Lapsi.al 9 January 2024
Krimi makabër në Selanik, gruaja shqiptare duke ecur me partnerin e

Media greke "Protothema" ka publikuar një video ku duket 41-vjeçarja shqiptare Gjeorgjia Murati me partnerin e saj pak minuta para se të goditej me thikë në qafë tre herë dhe më pas të humbte jetën.

Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë së dyqaneve natën e ndërrimit të viteve, 41-vjeçarja e cila ishte dhe shtatzënë shihet duke ecur së bashku me partnerin e saj, duke mbajtur në duar çanta pazari, pak metra larg shtëpisë ku jetonte çifti.

Pak minuta më vonë po ato kamera fiksuan partnerin e shqiptares që mbante trupin e saj brenda një valixhe, së bashku me mikun e tij 34-vjeçar, bashkëpunëtorin që pranoi pjesëmarrjen në vrasje.

Policia greke po heton motivin e vrasjes mizore, ndërsa në bazë të asaj që pretendon shoku i partnerit të 41-vjeçares, dyshohet se ai nuk ishte dakord me shtatzëninë dhe gjithashtu spekulohet se mes çiftit ka pasur dallime financiare. Nga ana tjetër, partneri 39-vjeçar mohon çdo akuz dhe thotë se miku i tij gënjen.

Autorët, pasi janë kthyer në vendin e krimit, kanë tentuar të asgjësojnë gjurmët, duke pastruar banesën nga provat, të cilat i kanë hedhur në vende të ndryshme në zonën e gjerë të Kalamarisë.

Kujtojmë se mesditën e djeshme (8 janar) dy autorët e dyshuar janë marrë në pyetje nga autoritetet, ku miku i partnerit të Gjeorgjias gjatë dëshmisë ka rrëfyer pjesëmarrjen në vrasje. Në vijim të udhëzimeve të tij, punonjësit e policisë pasditen e së njëjtës ditë shkuan në vendin e shkretë ku kishin braktisur 41-vjeçaren dhe pas hetimeve u gjet trupi i saj.

https://www.youtube.com/watch?v=x13Y2oxKcIw

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI