Flash

Tragjedi në festën në anije të Neymar: sherr me të fejuarën, influencuesi u hodh në det dhe u zhduk

Lapsi.al 9 January 2024
Tragjedi në festën në anije të Neymar: sherr me të
Festa në anije e Neymar në natën e Vitit të Ri përfundoi në tragjedi. Një influencues brazilian, Carlos Alberto Mota, u hodh në det pas një debati me të fejuarën e tij dhe pas disa ditësh kërkimesh u shpall i vdekur.

ANIJA E EKZAGJERUAR E NEYMAR

Në Brazil pati një festë ku pothuajse të gjithë donin të merrnin pjesë: festa në anije e organizuar nga Neymar. Ylli brazilian, aktualisht i dëmtuar, inauguroi vitin e ri në anijen luksoze e cila nga Sao Paolo në Rio de Janeiro organizonte festa, ngjarje, lojëra, lojëra fati dhe ekzagjerime të të gjitha llojeve. Lexo më tej: Video/ Me paterica në crociera-party: Neymar tre ditë festë mes modeleve e alkoolit Një zgjedhje, ajo e të qenit në anijen e festës, për të cilën Neymar u kritikua ashpër, duke qenë se teorikisht duhet të rehabilitohej nga dëmtimi. Neymar

CARLOS ALBERTO MOTA U HODH NË DET

Mirëpo, mes festave dhe ekseseve pati edhe një tragjedi. Influencuesi i njohur brazilian Carlos Alberto Mota, në fakt, u hodh në det pas një debati me të fejuarën e tij. Kërkimet e policisë vazhduan me ditë të tëra por dje braziliani u shpall i vdekur nga autoritetet. Sipas rindërtimeve, Mota gjeti mesazhe të burrave të tjerë në telefonin e vajzës dhe pasi u përballën me njëri-tjetrin, influencuesi u hodh në det, jashtë ishullit Alcatrazces. Versionet e vajzës (sipas saj kishin një marrëdhënie të hapur) dhe të familjes së influencuesit Mota (vajza e ka çuar atë në falimentim financiar) janë kontradiktore. Por përputheshin në përcaktimin se ishte dëshpërimi që e bëri influencuesin të hidhej mes valëve. Një epilog i keq për festën në anije të Neymar, në të cilën mes ekseseve, festave dhe kritikave nuk mungoi edhe një vdekje.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI