Flash

Vlorë/ Blegtorët në protestë: Grumbulluesit e qumështit kanë ulur çmimin me 40%, kemi shumë kosto

Lapsi.al 9 January 2024
Vlorë/ Blegtorët në protestë: Grumbulluesit e qumështit

Me dhjetëra blegtorë të krahinës së Lumit të Vlorës kanë dalë mbrëmjen e djeshme në protestë për çmimin e qumështit. Blegtorët thonë se sakrifikojnë çdo ditë me bagëtitë ndërsa grumbulluesit e qumështit kanë vendosur të ulin çmimin me gati 40% të vlerës.

Edhe pse produktet e bulmetit nuk kanë pësuar rënie të çmimit, baxhot në unanimitet kanë vendosur që qumështin ta marrin me 120 lekë, nga 180 që ka qenë deri në dhjetor. Blegtorët thonë se ky çmim nuk i mbulon kostot e shpenzimeve të tyre e as nuk justifikon punën e bërë. Dhjetëra banorë të cilët jetojnë e punojnë me bagëti janë mbledhur sot në fshatin Kot e thonë se nuk do dorëzojnë asnjë litër qumësht me këtë çmim.

“Po përfitojnë në kurrizin tonë, e po na detyrojnë të mos punojmë më thotë blegtorët”, thonë ata, duke shtuar se rinia po detyrohet të braktisë vendin vetëm nga abuzimet.

Të këshilluara

Ish-ministri Ilir Beqaj shkon në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK. Beqaj është paraqitur në SPAK së bashku me avokatin Ermal Yzeriraj. Ilir B...

09:17

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI