Flash

"E di që i ngjan Bruce Willis?": Sofia Vialli zbulon historinë argëtuese të babait Gianluca me një infermiere

Lapsi.al 10 January 2024
"E di që i ngjan Bruce Willis?": Sofia Vialli zbulon

"Një ditë shkova në spital në Londër për të bërë një analizë gjaku dhe vajta në një pavijon që nuk ishte i zakonshmi. Një infermiere më pa, u mendua pak dhe më tha 'A e dini që ngjani si Bruce Willis?'". Vajza e tij Sofia tregon historinë rgëtuese për Gianluca Vialli. "Isha shumë i kënaqur, u lajkatova që dikush e kishte vënë re ngjashmërinë. 'E di, nuk është hera e parë që ma thonë këtë, por shpesh më ngatërrojnë me një trajner dhe ish-futbollist të quajtur Gianluca Vialli'. Infermierja pa fotot e Vialli në Google pastaj tha: 'Jo, jo, dukeni më shumë si Bruce'.

NGJASHMËRIA ME AKTORIN

E bija e ish-kampionit të futbollit Vialli duke lexuar kujtimet e Gianluca Vialli, një vit nga ndarja nga jeta e ish-futbollistit. «Atë ditë reparti im ishte mbyllur. Aty gjeta një infermiere që po përgatitej të më bënte analizën e gjakut», tregoi e bija. «Më pa gjatë, u mendua e pastaj më tha: “A e di që ju i ngjani Bruce Willis?”. Duhet ta pranoj se mu bë shumë qejfi, sepse ndonjëherë, kur dilja me miqtë e mi bëja pikërisht sikur isha aktori i famshëm i Hollywood, por në fund nuk gënjehej askush. Kështu, buzëqesha dhe iu përgjigja: “E di, nuk është hera e parë që ma thonë, por më ngatërrojnë më shpesh me një trajner futbolli, një ish-lojtar italian që quhet Gianluca Vialli».

Lexo më tej: FOTO/ “Luca i kaltër përgjithmonë”: Italia, në fushë me fanellën speciale në kujtim të Vialli

E ndërprerë nga duartrokitjet dhe duke qeshur edhe vetë, Sofia vazhdoi të tregonte historinë e të atit: «Infermierja më pyeti si ta shkruante, mori telefonin e saj, u fut në Google dhe po shihte fotot e mia. Pastaj ia tregoi infermieres tjetër, më panë me kujdes dhe në fund më thanë: "Jo, ju dukeni më shumë si Bruce Willis sesa Vialli".

NËSE PUNON SHUMË, NË FUND BËHESH BRUCE WILLIS

“Në atë moment”, e mbylli mes duartrokitjeve tregimin e lexuar e bija, “mendova se nëse punon shumë gjatë gjithë jetës, nëse bën sakrifica dhe nuk dorëzohesh kurrë, në fund mund të jesh Bruce Willis”. Ky ishte Gianluca Vialli.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI