Flash

Fshehu dënimin në Greqi, kryebashkiaku i Kuçovës merret i pandehur nga SPAK

Lapsi.al 10 January 2024
Fshehu dënimin në Greqi, kryebashkiaku i Kuçovës merret i

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është marrë i pandehur nga SPAK në lidhje fshehjen e dënimit në Greqi në formularin e dekriminalizimit, të plotësuar përpara regjistrimit në zgjedhjet lokale.

KQZ vendosi të mos i ndërpriste mandatin Hajdarit edhe pse prokuroria zbuloi se ai kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim për kalim të paligjshëm të kufirit në Greqi.

Në një deklaratë për media avokati i kryebashkiakut, Thedhori Sollaku, tha se edhe nëse klieni i tij do ta deklarante dënimin e tij në Greqi, nuk do të kishte asnjë konseguencë në regjistrimin në zgjedhjet lokale.

Ishte koalicioni "Bashkë Fitojmë" që kërkoi verifikimin e rastit për Kreshnik Hajdarin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi ky i fundit nuk kishte deklaruar një dënim të formës së prerë nga Gjykata e Janinës për kalim të paligjshëm të kufirit në vitin 1999. Për këtë cështje, drejtësia shqiptare iu drejtua asaj greke, ku konfirmoi se Hajdari rezultonte i dënuar.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do blihet me 103.6 lekë dhe do shitet me 104.7 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet me 94.8 lekë dhe do shitet me...

08:51

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI