Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Rama tregon pse shkarkoi Elva Margaritin

Lapsi.al 10 January 2024
Rama tregon pse shkarkoi Elva Margaritin

Largimi i ministres Elva Margariti, për kryeministrin Edi Rama nuk kishte të bënte me performancën e saj jo të mirë, përkundrazi. Rama tha se përtej emrave të përveçëm, krijimi i një ministrie të re, asaj të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit erdhi si një nevojë për shkak të zhvillimit të shoqërisë.

“Ministria nuk është krijuar për të larguar Margaritin që ka bërë detyrën, por për të krijuar një strukturë të re që ka të bëjë me nevojën e vendit për të ecur më shpejt, duke thyer edhe kufijtë tradicional. Ka nevojë për një shtysë të re, të fortë sepse janë një sërë sfidash që kërkojnë një vëmendje të veçantë, në një kohë kur inovacioni është ekonomi dhe jo vetëm të koordinojë institucionet e reja.

Kultura është bashkuar për t’i dhënë mundësi vetes që të shfrytëzojmë më shumë mundësinë e potencialit që ka për ekonominë, është edhe motor i ekonomisë dhe kjo nuk ka lidhje me persona, por me nevojën që sistemi të bëhet më efecient dhe që ne të marrim më shumë nga potenciali që kemi”, njoftoi kreu i qeverisë.

Ai nuk i kurseu edhe superlativat për Blendi Gonxhen.

“Është një nga drejtuesit më të sprovuar dhe me një sukses të pranuar nga të gjithë. DPTRRSH ishte një çerdhe korrupsioni, ne arritëm të bëjmë që republika federale e Gjermanisë të pranojë njohjen e patentës sonë, kjo i thotë të gjitha”, tha Rama.

Më herët, Blendi Gonxhja ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Të këshilluara

...

20:43

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI