Flash

Sekseri i Ilir Beqajt dorëhiqet nga detyra, bashkëshortja e tij vijon punën në SASPAC

Lapsi.al 10 January 2024
Sekseri i Ilir Beqajt dorëhiqet nga detyra, bashkëshortja e tij vijon

Pasi afera e re e Ilir Beqajt doli në publik dhe SPAK urdhëroi kontrolle në banesën e tij dhe zyrat e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, Ermal Kurtulaj ka dhënë dorëheqjen nga puna, mëson Lapsi.al

Kurtulaj është personi kyç në përgjimet e SPAK del duke shpërdoruar detyrën me qëllim përfitimin e parave nga programet e BE. Kurtulaj ishte i punësuar si Koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia e drejtuar prej Ilir Beqajt. Më parë ai ka mbajtur funksione të tjera publike në institucionet në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe ka qenë drejtor në kompaninë e Ilir Beqajt, "INTECH+".

Pasi skandali u bë publik dhe Gjykata e Posaçme miratoi kontrollet e banesave dhe sekuestrimin e telefonave e kompjuterave, Kurtulaj para disa ditësh ishte dorëhequr nga detyra që mbante në SASPAC. Por aty vijon të jetë ende në detyrë bashkëshortja e tij, e cila ishte punësuar gjithashtu në të njëjtin institucion, çka përbën në fakt një nepotizëm të hapur.

LEXO EDHE: “Bëje 20 që të mbyllim ca gjëra. Ikën Iliri e duhet të firmosë ca letra…”, dalin përgjimet e sekserëve të Beqajt

Ilir Beqaj pranoi njohjen dhe miqësinë e hershme me Kurtulaj. Vartësi i Beqajt dyshohet si personi kyç që bënte pazaret me faturat fiktive për llogari të Ilir Beqajt dhe personi që de fakto administronte restorantin “Gzona”, një biznes nga i cili ish-ministri i Shëndetësisë dhe bashkëshortja e tij ishin larguar formalisht në vitin 2020.

LEXO EDHE: Ekskluzive/ Ilir Beqaj në një aferë të re, skema si zhvateshin para përmes projekteve të BE dhe si fshihej pasuria

Sipas dosjes që Lapsi.al publikoi i pari më 29 dhjetor 2023, Ermal Kurtulaj, Ilir Beqaj, shoferi i këtij të fundit, Arben Dani, Sabian Kurtulaj, Gazmend Prenga dhe persona të tjerë, janë të dyshuar për disa akuza si: Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Atentati mafioz, RENEA ende në Vlorë

Pas ekzekutimit të 23-vjeçarit Gëzim Sinomati në Vlorë, forcat RENEA kanë intensifikuar kontrollet. Uniformat blu janë përqëndruar në rrugët hyrëse dhe dalëse t...

20:12

Rama tregon pse shkarkoi Elva Margaritin

Largimi i ministres Elva Margariti, për kryeministrin Edi Rama nuk kishte të bënte me performancën e saj jo të mirë, përkundrazi. Rama tha se përtej emrave të p...

17:56

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI