Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

Shihni si ekzekutohet mafiozi serb në Brazil par syve të gruas dhe fëmijës së tij (VIDEO)

Lapsi.al 10 January 2024
Shihni si ekzekutohet mafiozi serb në Brazil par syve të gruas dhe
Krimineli serb Darko Geisler Nedeljkoviq, 43 vjeç u vra në Sao Paulo të Brazilit më 5 janar, kur u qëllua nga një person i panjohur para shtëpisë ku jetonte me familjen e tij. Sipas mediave të huaja, Nedeljkoviq dyshohet se ishte një anëtar i klanit kriminal “Skaljar” dhe ai u vra të premten në mbrëmje kur po ngiste një biçikletë me gruan dhe fëmijën e tij në bregdetin e Sao Paulos. Dhe siç raportojnë mediat, në disa pamje të publikuara, shihet sulmuesi duke vrapuar dhe duke qëlluar tri të shtëna në drejtim të tij. Në atë moment Nedeljkoviq ka rënë në trotuar, kurse fëmija ka rënë nga biçikleta. Nedeljkoviq përdori një identitet të rremë në Brazil, Dejan Kovaq. Ai punonte në një punishte zdrukthtarie, thanë fqinjët për mediat braziliane. Ndërkohë thekson klix.ba, mediat serbe spekuluan se Darko Geisler nuk ishte gjallë, pasi i humbën të gjitha gjurmët pas vrasjes së Andrija Mrdakut në Beograd në vitin 2014, në të cilën ai mori pjesë. Sipas mediave braziliane dhe të raportuara nga mediat serbe, ambulanca ka arritur, por pa arritur të bëjë gjë. Geisler ishte i lidhur me disa grupe kriminale në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë dhe është interesante që askush nuk e raportoi zhdukjen e tij në atë kohë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI