Flash

Të shtëna me armë nga banesa e shqiptarit, 39-vjeçari arrestohet nga policia italiane

Lapsi.al 10 January 2024
Të shtëna me armë nga banesa e shqiptarit, 39-vjeçari

Policia italiane është njoftuar ditën e djeshme për një ngjarje në Casarile, në provincën e Milanos, pasi disa pronarë banesash kishin raportuar për të shtëna.

Karabinierët hynë me forcë në një godinë në rrugën shtetërore 35 ku identifikuan menjëherë gëzhojat dhe shenjat e të shtënave të armëve. Disa kishin goditur derën e xhamit të hyrjes së godinës. Hetimet identifikuan shtëpinë e një 39-vjeçari shqiptar të dënuar për grabitje, nga banesa e të cilit me sa duket kanë ardhur të shtënat.

Gjatë kontrollit të banesës, karabinierët gjetën brenda kazanit të lavatriçes, një pistoletë të kalibrit 9×21, ende “duke nxjerrë tym”, me tytën ende të nxehtë dhe të mbushur. Në banesë kishte edhe dy karikatorë të plotë dhe një kuti me municion të kalibrit 9 mm, afërsisht 100 fishekë gjithsej, të mbajtur në mënyrë të paligjshme. Arma rezultoi e vjedhur në vitin 2020 në San Giuliano Milanese.

Sipas asaj që ka treguar vetë në polici, 39-vjeçari ka nisur të qëllojë me 3 të shtëna në hyrje të godinës për të zmbrapsur personat e dyshuar që kishin tentuar të hynin në shtëpinë e tij. Shqiptari, i cili jeton i vetëm në banesë, më pas është arrestuar në flagrancë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje si dhe për episodin e gjuajtjes me armë zjarri.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI