Flash

Ahmetaj në arrati, Dallëndyshe Bici refuzon mandatin e deputetit

Lapsi.al 11 January 2024
Ahmetaj në arrati, Dallëndyshe Bici refuzon mandatin e deputetit

Dallëndyshe Bici nuk ka pranuar mandatin e deputetes së PS-së. Ajo i ka kthyer përgjigje kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke thënë se nuk do të pranojë vakancën e krijuar pasi Arben Ahmetaj e humbi mandatin e deputetit.

Me një shkresë, e cila mbante datën 8 janar, Kuvendi i Shqipërisë njoftoi se Ahmetaj e ka humbur mandatin, pasi në gjashtë muajt e fundit nuk është paraqitur në asnjë seancë plenare. Ish-zëvendëskryeministri ndodhet në arrati prej 6 muajsh. Ndaj tij janë ngritur tri akuza penale nga SPAK, për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Mandati pritet t'i kaloj Plarent Ndrecës.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.4 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet me 94.2 lekë dhe do shitet me...

08:27

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI