Flash

Basha kur e pyesin për anëtarët e PD: Një pjesë janë larguar, një pjesë kanë vdekur

Lapsi.al 11 January 2024
Basha kur e pyesin për anëtarët e PD: Një pjesë

Deputeti Lulzim Basha i pyetur mbi numrin e rënë në anëtarëve të grupimit që ai drejton. Basha ka deklaruar se sipas zgjedhjeve të 2021, PD-ja ka 60 mijë anëtarë. Ndërkohë që ka shtuar se disa prej tyre janë larguar nga Shqipëria, ndërsa disa të tjerë dhe kanë humbur jetën.

"Nuk e pranoj premisën e pyetjes suaj, në 2021 kanë marrë pjesë 40 mijë anëtarë, në zgjedhjet e korrikut, 18 mijë anëtarë të PD. Bëhet fjalë në votimin për kryetarin e Partisë Demokratike. 18 mijë kanë marrë pjesë, por në zgjedhjet e 2021, 40 mijë kanë marrë pjesë. E keni të gabuar premisën. PD me regjistrin e 2021, me regjistrin e zgjedhjeve të vitit 2021, arriti të konfirmojë afro 60 mijë anëtarë funksionalë. Një pjesë e tyre janë larguar, një pjesë kanë humbur jetën. Numri total i konfirmuar para zgjedhjeve të 25 prillit, është afro 60 mijë. Ta lëmë me kaq. Askush në Partinë Demokratike nuk përjashtohet se mendon ndryshe nga kryetari. Unë nuk e konsideroj butësi dhe as dobësi, por pjekuri politike. Problemi nuk qëndron këtu, por te agjenda politike e Partisë Demokratike. Nuk bëhet fjalë për agjendë dosido," tha Basha.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI