Flash

Basha: Më vjen keq për Berishën, por e paralajmërova!

Lapsi.al 11 January 2024
Basha: Më vjen keq për Berishën, por e paralajmërova!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në konferencën që po mban për mediat, u pyet edhe për izolimin e Sali Berishës në shtëpi. Basha theksoi se nga ana personale ndjen keqardhje për atë që i ka ndodhur ndërsa nga ana tjetër, shton se PD duhet të ecë me domosdo përpara dhe të lërë pas të shkuarën.

“Kam dy reagime. Njëri në rrafshin personal dhe tjetri në atë politik. Në atë personal nuk më vjen mirë, keq që një njeri me të cilin kam bashkëpunuar për vite me radhë dhe padiskutim ka dhënë kontributet e veta të përfundojë këtu. Çfarë kam pas për t’i thënë ia kam thënë dhe besoj se e dini. Por në fund secili bën zgjedhjen e vet në jetë dhe duhet të përballet për zgjedhjen që ka bërë. Kjo është njëra anë e kostos që sjellja e tij i solli të gjithëve, që ka marrë personalisht që ka dhënë familjes, PD dhe vendit. Në rrafshin personal ka keqardhje. Nga ana tjetër, është e domosdoshme që PD të ecë përpara dhe të lërë të shkuarën pas. Jo të shkelë të shkuarën dhe as të mohojë. Dhe përgjigja zyrtare është që në çdo rast, qëndrimi i PD është që drejtësia do të bëjë punën e saj e papenguar dhe çdokush, duke filluar nga unë, duhet të jemi në dispozicion të drejtësisë.”, tha Basha.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI