Flash

Kongresmeni amerikan letër ambasadorit shqiptar në SHBA: Të mundësohet sa më parë vota e emigrantëve

Lapsi.al 11 January 2024
Kongresmeni amerikan letër ambasadorit shqiptar në SHBA: Të

Kongresmeni Amerikan Jim Himes i ka dëruar një letër ambasadorit shqiptar në SHBA Ervin Bushatit, për t'i kërkuar zyrtarisht Shqipërisë mundësimin e votës së Diasporës. Diaspora për Shqipërinë e Lirë shkruan në Facebook se bashkëpresidenti i kësaj lëvizje ka zhvilluar një takim me kongresmenin për të ngritur shqetësimin e mos-zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për votën e Diasporës. Në letër theksohet se, duhet që vota për diasporën të mundësohet sa më parë.

Postimi i Plotë:

Në vigjilje të skadimit të afatit të Gjykatës Kushtetuese, Kongresmeni Amerikan i kërkon zyrtarisht Shqipërisë mundësimin e Votës së Diasporës! Gjatë periudhës se festës së Nëntorit, Bashkëpresidenti I Diaspora Për Shqipërinë e Lirë u takua në Kongresin Amerikan me kongresmenin Jim Himes për të ngritur shqetësimin e mos-zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi përmbushjen e bazës ligjore për mundësimin e procesit të Votës se Diasporës. Ky shqetësim prek drejtpërsëdrejti komunitetin shqiptaro-amerikan dhe zëri i tyre u mor parasysh nga Kongresmeni!

Në përkrahje të procesit, Kongresmeni i ka dërguar një letër përfaqësuesit të shtetit shqiptar në SHBA, duke nënvizuar vendimin e gjykatës dhe nevojën e mundësimit të procesit sa më parë. Më poshtë gjendet një kopje e letrës së dërguar. Duhet të jetë e qartë për këdo se Shqipëria, pa zbatimin e vendimeve të gjykatave dhe pa mundësimin e Votës së Diasporës, do t’i ketë të mbyllura dyert e integrimit. Gjejmë rastin të falenderojmë Kongresmenin për përkrahjen e procesit

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI