Flash

Libri i Britney Spears thyen rekord shitjesh

Lapsi.al 11 January 2024
Libri i Britney Spears thyen rekord shitjesh

Britney Spears po feston një tjetër moment historik në rrugëtimin e saj.

Sipas një njoftimi për shtyp nga botuesi Gallery Books, kujtimet të Spears, The Woman in Me, janë shitur mbi dy milionë kopje në Shtetet e Bashkuara.

“Libri im ka shitur zyrtarisht mbi 2 milionë kopje në SHBA!!! Faleminderit të gjithë fansave që më kanë mbështetur mua dhe historinë time. Ju dua të gjithëve!!!” tha Spears në deklaratë.

Kujtimi i shumëpritur i cili u botua në SHBA më 24 tetor 2023, theu rekorde brenda javës së parë të shitjeve, duke shitur mbi 1 milion kopje. Në librin bombë, këngëtarja "Toxic" flet për jetën e saj si një interpretuese novatore, nga ditët e saj si Mouseketeer në Mickey Mouse Club deri ndikimi që fama pati në jetën e saj

Spears flet gjithashtu për disa nga vështirësitë me të cilat u përball, duke përfshirë konservatorin 13-vjeçar të vendosur mbi të në vitin 2008, i cili u ndërpre në nëntor 2021. Babai i saj, Jamie, së bashku me një avokat, kontrollonin financat dhe asetet e saj personale.

Artistja gjithashtu detajon reagimin e saj ndaj lëvizjes virale #FreeBritney, sfidat e saj të shëndetit mendor dhe marrëdhënien me Justin Timberlake, në të cilën ajo zbuloi se kishte bërë një abort gjatë asaj kohe./Lapsi.al

Të këshilluara

Kanye West paditet për sulm ndaj një fansi

Kanye West është paditur për sulm mbi një incident të supozuar të vitit 2022 që la një burrë të shpërfytyruar. Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga T...

22:26

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI