Flash

Naomi Campbell shfaqet në publik pas listës së Epstein

Lapsi.al 11 January 2024
Naomi Campbell shfaqet në publik pas listës së Epstein

Naomi Campbell u pa në një palestër në Emiratet e Bashkuara Arabe pothuajse një javë pasi u emërua në dokumentet e sapo publikuara të Jeffrey Epstein.

Sipas fotove të siguruara nga Page Six të mërkurën, supermodelja u pa e relaksuar dhe e pashqetësuar teksa mbërriti për një stërvitje në FitnGlam në Dubai.

Modelja u shfaq vetëm disa ditë pasi u identifikua në dokumentet që emrat e viktimave, miqve dhe bashkëpunëtorëve të  Jeffrey Epstein dhe bashkëpunëtores së tij Ghislaine Maxwell.

Dokumentet lidhnin disa njerëz të profilit të lartë me Epstein, i cili i dha fund jetësnë burg në vitin 2019 ndërsa priste gjykimin për akuzat e trafikimit të të miturve. Ata që u emëruan fillimisht u mbajtën anonimë dhe nuk u inkriminuan.

Viktima e dyshuar e rrjetit të trafikimit se*sual të Epstein, Virginia Louise Giuffre, dëshmoi në vitin 2016 se Maxwell e dërgoi atë për të kryer marrëdhënie se*suale me "pronarin e një zinxhiri të madh hotelesh në Francë rreth kohës së festës së ditëlindjes së Naomi Campbell", pa specifikuar vitin, shkruhet tek dokumentet.

Fotot tregonin Giuffre duke qëndruar pranë Naomi në një jaht në Rivierën Franceze në vitin 2001. Një tjetër akuzuese e Jeffrey, Johanna Sjoberg, tha se ajo kurrë nuk e kishte takuar Campbell-in.

Ndërkohë, Campbell pranoi në vitin 2019 se ajo do të shoqërohej herë pas here me Epstein, por se ata nuk ishin të afërt dhe veprimet e tij ishin "të pambrojtshme".

Personazhe të tjerë të fuqishëm të përmendur në dokumente përfshijnë Bill dhe Hillary Clinton, Princi Andrew, Donald Trump, Leonardo DiCaprio, Cate Blanchett, Cameron Diaz dhe Bruce Willis./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Kanye West paditet për sulm ndaj një fansi

Kanye West është paditur për sulm mbi një incident të supozuar të vitit 2022 që la një burrë të shpërfytyruar. Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga T...

22:26

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI