Flash

Video/ Milan i tërbuar për penalltinë e Atalantës, Leao: "E pabesueshme"

Lapsi.al 11 January 2024
Video/ Milan i tërbuar për penalltinë e Atalantës, Leao:
Në pjesën e dytë, me rezultatin 1-1, arbitri Di Bello akordoi në favor të Atalantës një penallti për një faull të Jimenez ndaj Miranchuk, të shndërruar në gol nga Koopmeiners. Moviola e Graziano Cesari, në studion e Coppa Italia Live në Canale 5, nuk la asnjë dyshim për gabimin e arbitrit. Edhe tekniku i Milan Stefano Pioli, i intervistuar pas ndeshjes, argumentoi se zgjedhja e bërë nga Di Bello ishte e gabuar. Tërbimit kuqezi për padrejtësinë e bërë iu bashkua edhe Rafael Leao i cili postoi foton e ndërhyrjes së Jimenez në rrjetet sociale, duke komentuar: “E pabesueshme”. Sulmuesi portugez i Milan bëri edhe një koment pa fjalë (vetëm pika suspance) mbi imazhin e prekjes me dorë në zonën e Atalantës, që nuk u sanksionua nga arbitri.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI