Flash

Çudia tjetër e Ramës, nuk i mjafton Ministria për Sipërmarrjen, njofton krijimin e Shtëpisë së Biznesit

Lapsi.al 12 January 2024
Çudia tjetër e Ramës, nuk i mjafton Ministria për

Teksa është ende e pakuptimtë bashkimi i Kulturës me Ekonominë për ministrinë e re të krijuar enkas për Blendi Gonxhën, Edi Rama njoftoi sot edhe një shpikje tjetër. Do të quhet Shtëpia e Biznesit dhe do të vendoset në një nga kubat e Piramidës, tha sot ministrja për Mbrotjen e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj.

“Mendoj do të jetë një mundësi më shumë për të shtuar dialogun me sipërmarrjen dhe për t’i dhënë më shumë peshë komunikimit mes sipërmarrjes dhe qeverisë dhe më shumë shpejtësi”, u shpreh kryeministri Rama nga ana tjetër.

Duket shumë ironike në fakt kur ekziston një Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit ndërkohë që njoftohet edhe krijimi i Shtëpisë së Biznesit. Më shumë sesa një instrument real, kjo strukturë e re ngjan të jetë më tepër një sajesë për të ngelur si etiketë mediatike që ushqen propagandën e Ramës se qeveria është pranë biznesit.

Në 10 vite qeverisje Edi Rama ka plot shpikje të tilla që ushqejnë propagandën e tij. Kujtoni portalet StopKorrupsionit.al; Transparenca.al; ShqipëriaQëDuam.al etj nisma apo platforma që s’kanë prodhuar asnjë efekt. E tillë është edhe Shtëpia e Biznesit, një pesë me hiç që do të ketë të njëjtin fat si shumë nisma të tjera të dështuara të qeverisë së tij.

Kujtojmë gjithashtu se një ditë më parë Rama çuditi sërish teksa riktheu Ministrinë për Administratën Publike, të cilën e kishte shkrirë në 2017. Asaj i bashkoi dhe Departamentin Antikorrupsion që i kishte dhënë Ulsi Manjës dy vite më parë.

Qeverisja e tij ka rënë në një batak ku s’ka më as ide, as motivim për të hartuar e zbatuar politika që iu shërbejnë qytetarëve. Thjesht bëjnë sikur qeverisin përmes propagandës dhe sa herë iu jepet rasti, hanë dardhë e kumbulla. Pas shpinës sime thotë Rama dhe ai medemek nuk di gjë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI