Flash

Erdogan: Perëndimi do ta kthejë Detin e Kuq në një "pellg gjaku"

Lapsi.al 12 January 2024
Erdogan: Perëndimi do ta kthejë Detin e Kuq në një

“Perëndimi po kërkon ta kthejë Detin e Kuq në një ‘liqen gjaku’”. Kjo ishte deklarata e fortë e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, teksa komentoi sulmet e bashkërenduara të SHBA-së dhe Britanisë në Jemen kundër rebelëve Houthi.

“Nuk ka pasur asnjë veprim proporcional. U përdor forcë joproporcionale. Izraeli po bën të njëjtën gjë në Palestinë. Britania së bashku me SHBA-në hodhën një hap në këtë proces.

Tani ata kërkojnë ta kthejnë Detin e Kuq në një pellg gjaku. Irani po shqyrton se si mund të mbrohet nga e gjithë kjo. Jemeni thotë se do t'u japë atyre përgjigjen që u duhet në rajon", tha Erdogan.

Lidhur me ankesën për gjenocid të paraqitur kundër Izraelit në Hagë, Erdogan tha se ka besim për dënimin e akteve të IDF-së në Gaza.

“Dëshmitë që kemi dorëzuar në këtë kohë janë kryesisht vizuale dhe ne besojmë se do ta dënojnë Izraelin. Ne e presim me padurim këtë. Sepse ne besojmë edhe në drejtësinë e Tribunalit të Hagës.

Izraeli po mbrohet, po flet për mbrojtje, por e ka futur rajonin në gjakderdhje. Ata kanë vrarë 22-23 mijë palestinezë. Netanjahu tani nuk ka ku të fshihet dhe asnjë mënyrë për të mbrojtur veten”, nënvizoi ai.

Lideri turk ka shprehur kritika edhe për presidentin izraelit Herzog, duke thënë se besonte që ai ishte shumë më i sinqertë në raport me çështjen e Gazës.

“Së fundmi, edhe ai ka ndjekur shembullin e Netanjahut dhe ka filluar të bëjë deklarata shumë të ndryshme. Ata nuk mund të arrijnë asgjë me sulmet verbale ndaj Taip Erdoganit. Ata nuk mund të godasin Taip Erdoganin me sulme verbale, sepse ne ecim në rrugën e së vërtetës.

Ne jemi në anën e drejtësisë, jemi në anën e të shtypurve, por ata bëjnë atë që u dikton mizoria e tyre. Besoj se rezultati do të jetë i mirë. Të shtypurit nuk kanë humbur kurrë, shtypësit humbasin gjithmonë”, përfundoi presidenti turk.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI