Flash

Publikohet traileri i filmit biografik “Back to Black”

Lapsi.al 12 January 2024
Publikohet traileri i filmit biografik “Back to Black”

Së fundmi u publikua traileri i parë i filmit rreth jetës së Amy Winehouse, e cila u nda nga jeta në moshën 27-vjeçare nga helmimi aksidental me alk00l.

Klipi ofron pamje të shkurtra të suksesit dhe vështirësive të Winehouse (Marisa Abela) ndërsa ajo ngrihet nga një këngëtare e panjohur në ikonë muzikore.

Traileri mbulon gjithashtu jetën personale të saj, duke përfshirë romancënme Blake Fielder-Civil (të luajtur nga aktori i Skins Jack O'Connell) dhe marrëdhënien e ngushtë me nënën e saj Janis Winehouse (portretizuar nga Lesley Manville e The Crown). Kasti përfshin gjithashtu Eddie Marsan, Bronson Webb, Ansu Kabia dhe Harley Bird.

Sipas një njoftimi për shtyp, Back to Black u bë me mbështetjen e plotë të The Amy Winehouse Estate, plus Universal Music Group dhe Sony Music Publishing.

Filmi cilësohet si një "vështrim i paparë kurrë" në "ngritjen e hershme të famës së fitueses britanike të Grammy-së dhe publikimin e albumit të saj novator në studio, Back to Black".

“Thënë nga këndvështrimi i Amy-t, filmi është një vështrim pas fenomenit dhe marrëdhënies që frymëzoi një nga albumet më legjendar të të gjitha kohërave”, sipas përmbledhjes./Lapsi.al

 

[embed]https://youtu.be/Tu4VJLCyD3g[/embed]

Të këshilluara

Projekti i ri filmik i Selena Gomez

Selena Gomez do të portretizojë një muzikante legjendare! Sipas raporteve të shumta, aktorja e Only Murders in the Building do të luajë Linda Ronstadt. Fi...

18:10

Libri i Britney Spears thyen rekord shitjesh

Britney Spears po feston një tjetër moment historik në rrugëtimin e saj. Sipas një njoftimi për shtyp nga botuesi Gallery Books, kujtimet të Spears, The Woma...

18:00

Kanye West paditet për sulm ndaj një fansi

Kanye West është paditur për sulm mbi një incident të supozuar të vitit 2022 që la një burrë të shpërfytyruar. Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga T...

22:26

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI