Flash

Taylor Swift dhe Travis Kelce drejt fejesës

Lapsi.al 12 January 2024
Taylor Swift dhe Travis Kelce drejt fejesës

Një burim i tha së fundmi Page Six se Taylor Swift dhe i dashuri i saj, Travis Kelce, planifikojnë të fejohen këtë verë.

Ka thashetheme që dyshja ra dakord që Kelce të mos i propozonte gjatë pushimeve dimërore, sepse "ata nuk duan qëtë duket si një çmenduri e nxituar".

Burimi shtoi gjithashtu se ai nuk do të ulet në gjunjë për ditën e Shën Valentinit për të njëjtën arsye.

"Taylor dhe Travis e diskutuan atë dhe ka një plan," pohoi burimi i brendshëm. "Ata do të fejohen për përvjetorin e tyre në korrik".

Dalja e parë publike e Swift  dhe Kelce ishte në shtator, kur ajo erdhi për ta parë atë duke luajtur në stadiumin Arrowhead për ndeshjen e tij në Kansas City Chiefs. Këngëtarja më pas zbuloi në intervistën e saj për revistën Time se dyshja  kishin kohë që ishin të lidhur.

Çifti filloi të shihej pasi Kelce, 34 vjeç, foli në podkastin e tij "New Heights" në korrik për përpjekjen - dhe dështimin - për t'i dhënë Swift numrin e tij të telefonit në një koncert të turneut të Eras.

"Ne filluam të rrinim menjëherë pas kësaj," tha Swift për Time. “Pra, ne në fakt patëm një kohë të konsiderueshme që askush nuk e dinte, për të cilën jam mirënjohëse, sepse u njohëm me njëri-tjetrin.”/Lapsi.al

 

Të këshilluara

Projekti i ri filmik i Selena Gomez

Selena Gomez do të portretizojë një muzikante legjendare! Sipas raporteve të shumta, aktorja e Only Murders in the Building do të luajë Linda Ronstadt. Fi...

18:10

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI