Flash

Ina Zhupa: Marrëveshja e Bashkisë së Tiranës për 12 automjete për policinë, pa baza konkrete

Lapsi.al 13 January 2024
Ina Zhupa: Marrëveshja e Bashkisë së Tiranës për 12

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka dalë sot në një dekaratë ku i referohet sërish çështjes së inceneratorëve. Zhupa flet për një marrëdhënie varësie dhe jo koncensionare teksa përmënd ndëehyrjen ë institucionit të Bashkisë së Tiranës. Deputetja thotë se kontrata për marjën ë 12 automjeteve, huapërdorje, nga koncensionari i Inceneratorit të Tiranës për Policinë Bashkiake nuk bazohet në marrëveshjen e inceneratorit të Tiranës.

Ajo shton se SPAK mund të hetojë për të zbardhur lidhjet e tjera të drejtorëve dhe ish drejtorëve me këtë aferë duke theksuar se paratë që paguante inceneratori ishin paratë e taksapaguesve shqiptar.

DEKLARATË E DEPUTETES SË PD, INA ZHUPA

Marrëdhënia midis inceneratorit të Tiranës dhe vetë Bashkisë Tiranë sic është denoncuar ditë pas ditë me fakte dhe prova nga Partia Demokratike nuk ka qënë thjesht edhe vetëm e lidhur me incenerimin e mbetjeve që nuk ndodhi kurrë. Por një marrëdhënie gatishmërie për interesat e Bashkisë Tiranë, aq shumë sa mund të dukej si drejtori varësie që plotësonte nevojat e kryetarit të Bashkisë Veliaj sesa si marrëdhënie koncensionare institucionale. Marrëdhënia tjetër ku del qartë lidhja incenerator – bashki Tiranë, është edhe kontrata për marrjen e 12 automjeteve me kontratë huapërdorje nga koncesionari i Inceneratorit të Tiranës për Policinë Bashkiake. Në asnjë pikë të marreveshjes inceneratori i Tiranës nuk kishte këto detyrime por as nuk kishte lidhje me makina me huapërdorje.

Ketë e shpjegon edhe fakti se vetë Integrated BV nuk i zotëronte këto makina që i ka dhënë në përdorim bashkisë, por ështe detyruar të lidh një marrëveshje tjetër me për t'i marr me qera këto makina nga një kompani private për tja dhënë më pas Bashkisë së Tiranës. Kompania private që janë marr disa nga makinat me qira nga inceneratori, ështe Albarent, kompani në pronësi të ministrit të bërë gati për ekonominë Blendi Gonxhe dhe administrim në atë kohë të bashkëshortes të tij.

Kjo marrëdhënie duhet hetohet nga SPAK për të gjetur përgjigjen për disa pyetje shumë të thjeshta:

1- Në cilën pikë të kontratën kishte këtë shërbim inceneratori i Tiranës me Bashkinë Tiranë?

2- Kush e vendosi në Bashkinë Tiranë që ti drejtoheshit këtë koncensionari për një shërbim që nuk kishte lidhje?

3- A kryente punë të tjera për Bashkinë Tiranë, inceneratori i Tiranës dhe jashtë kontratës dhe cilët funksionarë ja kërkonin dhe me cilin vendim të Bashkisë Tiranë?

4- Paratë publike shkonin te inceneratori pa bërë incenerim dhe më pas shkonin te firmat të lidhura me ish zyrtar te bashkisë Tirane, aktualisht minister i qeverisë, a ishte kjo një skemë për të përfituar nga paratë publike në xhepat e zyrtarëve?

Katër pyetje shumë të thjeshta që SPAK mund të hetojë për të zbardhur lidhjet e tjera të Erion Veliajt, drejtorëve dhe ish drejtorëve të tij me këtë aferë. Ku disa nga protagonistët në vend se të hetohen nga SPAK, promovohen nga Rama si të suksesshëm. Paratë që paguante inceneratori ishin paratë e taksapaguesve shqiptar.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI