Flash

Shembja e papritur e dheut lë 18 të vdekur në rrugën malore në Kolumbi

Lapsi.al 13 January 2024
Shembja e papritur e dheut lë 18 të vdekur në rrugën malore

Momente tmerri janë regjistruar në Kolumbi. Një rrëshkitje e papritur dheu pas shirave të rrëmbyeshëm ka vrarë të paktën 18 njerëz dhe ka plagosur shumë të tjerë, që udhëtonin në rrugën e faqes së shembur të dheut. Rrëshkitja e pasdites së djeshme ndodhi fatkeqësisht teksa automjetet prisnin të rruga të rihapej pas bllokimit prej rënies së gurëve.

Shumë viktima raportohet se ishin ende brenda automjeteve të tyre kur orteku i baltës e gurëve vërshoi drejt tyre duke i mbuluar. Tragjedia ndodhi në rrugën mes qytetit Quibdo, qendra e rajonit Choco, dhe Medellin. Rrëshqitja e dheut ishte një nga tre që ndodhën në pjesën 3 km të gjatë të rrugës në zonë e quajtur Las Toldas. Raportimet fillestare flisnin për pesë të vdekur por zyrtarët në Choco njoftuan sot se kishin rekuperuar 17 trupa nga zona e tragjedisë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI