Flash

Ariana Grande sulmohet nga fansat pas publikimit të këngës

Lapsi.al 14 January 2024
Ariana Grande sulmohet nga fansat pas publikimit të këngës

Ariana Grande është duke u etiketuar si një "shkatërruese familjesh" pas publikimit të këngës së saj të re, "Yes, And?"

Në këngë, ajo adresoi reagimin e ashpër që mori pasi filloi të takohej me Ethan Slater duke u thënë fansave që të shikonin punët e tyre.

"Say that s–t with your chest, keep moving like, ‘What’s next? Yes, and?'” këndon ajo. "Your business is yours, and mine is mine,” the lyrics go on. “Why do you care so much whose d–k I ride?”

Fansat iu përgjigjën këngës së saj, duke hyrë menjëherë në rrjetet sociale dhe duke e akuzuar se ajo u lidh me Slater përpara se ai  të ndahej me Lilly Jay.

“Kjo grua është kaq e shëmtuar dhe e keqe, ?” tha një person. “Shko shpenzo kohën me atë bobin sfungjerin në vend që të na kthehesh neve!!”, duke iu referuar Slater, i cili luajti personazhin titullar në muzikalin "Spongebob Squarepants" në 2017.

Një fans i dytë shtoi: “Askush nuk i intereson  me kë ti fle. Por mos harro atë që ke bërë.” Ai vazhdoi, “Ti shkatërrove jetën e saj dhe të fëmijës. Vërtet një grua e neveritshme.”

Në korrik 2023, Page Six konfirmoi se Grande – e cila u takua me Slater në xhirimet e filmit “Wicked” në Londër në fillim të vitit të kaluar – dhe bashkëshorti i saj prej dy vitesh, agjenti i pasurive të paluajtshme Dalton Gomez, po i jepnin fund martesës së tyre.

Situata e tyre ishte në kontrast të plotë me atë që ndodhi kur Slater bëri kërkesë për divorc nga Jay po atë muaj.

Edhe pse një person i afërt me situatën i tha Page Six se dyshja ishin ndarë dy muaj përpara se ai të fillonte romancën me fituesen e Grammy, Jay sulmoi artisten një ditë pasi aktori dorëzoi dosjen.

“Ajo nuk është suportuese ndaj vajzave”, tha Jay për Page Six ekskluzivisht në atë kohë. “Familja ime u shkatërrua.”/Lapsi.al

 

Të këshilluara

Taylor Swift dhe Travis Kelce drejt fejesës

Një burim i tha së fundmi Page Six se Taylor Swift dhe i dashuri i saj, Travis Kelce, planifikojnë të fejohen këtë verë. Ka thashetheme që dyshja ra dakord q...

17:26

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI