Flash

Tom Holland zbulon nëse është ndarë nga Zendaya

Lapsi.al 14 January 2024
Tom Holland zbulon nëse është ndarë nga Zendaya

Tom Holland dhe Zendaya "absolutisht" nuk janë ndarë.

TMZ mori një video të aktorit të Spider-Man në një shëtitje me një mik të premten në West Hollywood, Kaliforni dhe ai u pyet nëse është e vërtetë që ai dhe Zendaya janë ndarë.  "Jo, jo, jo," tha ai. "Absolutisht jo."

Spekulimet për një ndarje të mundshme erdhën nga Zendaya e cila i bëri unfollow të gjithëve në platformën e mediave sociale, përfshirë aktorin. Pastrimi i mediave sociale - i cili potencialisht mund të lidhet me rolet e saj të ardhshme kryesore në Dune: Part 2 dhe Challengers - ende nuk është shpjeguar nga aktorja  e Euphoria.

Cifti u takua në setin e filmit “Spider-Man: Homecoming”. Holland portretizoi Peter Parker, dhe Zendaya luajti Michelle Jones, e njohur si MJ, interesi i tij i dashurisë. Pavarësisht se u përpoqën ta mbanin romancën e fshehtë , lidhja u bë publike kur të dy u panë me njëri-tjetrin në korrik 2021.

Aktori ka folur më parë për mungesën e privatësisë që kanë të famshmit kur bëhet fjalë për takimet. “Një nga anët negative të famës sonë është se privatësia nuk është më në kontrollin tonë. Një moment që ju mendoni se është mes dy njerëzve që e duan shumë njëri-tjetrin, kthehet në një moment që ndahet me të gjithë botën,”  tha ai për revistën GQ në nëntor. Tom tregoi gjithashtu mbështetjen e tij për aktoren teksa ajo pozoi për kopertinën e Vogue Italia./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Taylor Swift dhe Travis Kelce drejt fejesës

Një burim i tha së fundmi Page Six se Taylor Swift dhe i dashuri i saj, Travis Kelce, planifikojnë të fejohen këtë verë. Ka thashetheme që dyshja ra dakord q...

17:26

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI