Flash

VIDEO/ Basha njofton konsensusin me Ramën, deputetët e opozitës i fryjnë bilbilave

Lapsi.al 15 January 2024
VIDEO/ Basha njofton konsensusin me Ramën, deputetët e opozitës i

Lulzim Basha është rikthyer në seancën parlamentare, pasi Sali Berisha është izoluar në arrest shtëpie.

Kreu i PD-së së Vulës nuk ka votuar, ndërsa në seancë ka qëndruar i ulur, bashkë me deputetët që i kanë mbetur.

Gjithsesi, seanca parlamentare ishte një rast i mirë për të lajmëruar konsensusin me Ramën për reformën zgjedhore.

Dy bashkëkryetarët e Komisionit Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj i janë drejtuar me një letër së bashku, prezencës së OSBE në Shqipëri, për Reformën Zgjedhore.

Të dy bashkëkryetarët kanë firmosur letrën ku i kërkojnë OSBE/ ODHIR për të dërguar ekspertët e saj.

“Siç ramë dakord me përfaqësues të OSBE/ ODHIR-it, në takimin e zhvilluar në dhjetor 2023, ku diskutuam punën e Komisionit dhe nevojë që pranë Komisionit të vendoset në dispozicion ekspertiza e ODHIR-it, kemi kënaqësinë që në emër të Komisionit të Pasacëm të Parlamentit për Realizimin e Reformës Zgjedhore, t’u paraqesim kërkesën për të kontribuuar me ekspertë të fushës së zgjedhjeve, të ODHIR-it për të asistuar punën e këtij Komisioni”, thuhet në shkresë.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/01/Lulzim-Basha-me-gazetaret-1-1.mp4"][/video]

"Në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar ia kemi dalë të marrim një hap të parë modest për largimin e papërgjegjshmërisë politike përmes reformës zgjedhore dhe në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë, Partia Demokratike ia ka dalë të bindë palën tjetër për nisjen e punës për reformën zgjedhore”, tha Basha.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI