Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Marotta dhe e kaluara te Juventus: "Në fillim për interistët isha një i strukur, ose edhe më keq"

Lapsi.al 16 January 2024
Marotta dhe e kaluara te Juventus: "Në fillim për interistët

Nga armiku i urryer në një pjesë thelbësore. Kjo ishte parabola zikaltër e Beppe Marotta, i cili mbërriti te Inter në 2018 mes dyshimeve të tifozëve për shkak të së kaluarës së tij te Juventus. Administratori i Deleguar i Inter është tashmë një gur themeli i linjës drejtuese të klubit në Viale della Liberazione. Marotta sapo ka rinovuar deri në vitin 2027 me zikaltrit. Por rruga për të fituar besimin dhe vlerësimin e tifozëve të Inter nuk ishte aq e thjeshtë, siç pranoi vetë CEO.

"KUR ARRRITA TE INTER ISHA NJË I STRUKUR"

Marotta ishte i ftuar në "Wolf - Storie che conta", një podcast i organizuar nga Fedez. Këto janë deklaratat e tij, të raportuara nga fcinter1908: "Kur mbërrita te Inter, ndoshta tifozët më panë si një të strukur ose më keq, duke qenë se vija nga Juventus. Megjithatë, në sport, rezultatet janë ato që kanë rëndësi. E për meritë dhe për fat, që kur erdha te Inter, kanë arritur rezultate të mira. Kështu që tani mendoj se një pjesë e mirë e tifozëve të Inter kanë pëlqim për mua".

Lexo më tej: Thuram, asist për Lautaron edhe në aeroport: rikuperoi valixhen e harruar në nisjen për Riad

ÇFARË DËSHIRON NË FUND TË AVENTURËS ME INTER?

Fokusi praktikisht është i gjithi tek e tashmja, por Marotta i jep edhe një vështrim të vogël të ardhmes: "Kur të përfundoj përvojën time te Inter, dua të vazhdoj t'i përkushtohem sportit, por në një dimension tjetër. Do të doja të merresha me sportin si fenomen social. Dua të vë në dispozicion eksperiencën time që fëmijët dhe të rinjtë që duan të luajnë futboll. E jo vetëm kaq, por ta bëjnë falas në ambiente të përshtatshme”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI