Flash

Boris Johnson kërkon të blejë “fasadën” e 10 Downing Street

Lapsi.al 17 January 2024
Boris Johnson kërkon të blejë “fasadën” e 10

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson mësohet se ka ofruar 30 mijë paund, afërsisht 35 mijë euro, për të blerë riprodhimin në përmasa reale të fasadës së Doëning Street, numri 10, që është edhe rezidenca e kryeministrit anglez. Këto janë rekuizita të përdorura në serialin televiziv të frymëzuar nga ngjarjet e familjes mbretërore "The Crown", të nxjerrë në ankand në Londër së bashku me kostume, rekuizita dhe sete nga seriali televiziv.

Siç tha një burim për “The Sun”, i cituar nga Daily Mail, gjesti i Johnson "i bëri të gjithë të qeshin. Është i madh. Askush nuk e di se ku do ta vendoste Boris këtë gjënë".

Rekuizitat janë aktualisht të ekspozuara në Londër si pjesë e një ekspozite speciale për fansat e "The Crown". Fansat mund të blejnë mbi 500 copë relike të përdorura në gjashtë sezonet e serialit në një ankand. Përvec fasadës për të cilën Johnson ka bërë një ofertë është edhe kopja e fustanit të Dianës, që ka hyrë në histori si "fustani i hakmarrjes", i veshur nga Lady D në 1994 kur Princi Charles pranoi lidhjen e tij me Camilla.

Ka edhe shumë palë këpucë dhe madje edhe një riprodhim i karriges së St Eduardit, karriges së kurorëzimit. Shtëpia e ankandeve Bonham ka organizuar dy shitje: një online, e cila filloi më 11 janar dhe një live, e cila do të mbahet më 7 shkurt. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI