Flash

Kate Middleton shtrohet në spitalin e Londrës

Lapsi.al 17 January 2024
Kate Middleton shtrohet në spitalin e Londrës

Kate Middleton, Princesha e Uellsit është shtruar në spitalin e Londrës ku i është nënshtruar një operacioni në bark. Burime zyrtare thanë se ndërhyrja doli me sukses, por pa specifikuar natyrën e saktë të operacionit që ka pësuar gruaja e trashëgimtarit të fronit, princit William.

Burimet nënvizojnë se princesha pritet të qëndrojë e shtruar në spital për të paktën 10 - 14 ditë dhe se nuk pritet t’u kthehet angazhimeve zyrtare “deri në Pashkë”. Lajmi u zyrtarizua më pas në një deklaratë nga Pallati Kensington. Shënimi specifikon se operacioni ishte planifikuar paraprakisht dhe për këtë arsye nuk do të lidhej me ndonjë emergjencë.

Kate, e cila së fundmi mbushi 42 vjeç, u shtrua në Klinikën e Londrës të martën për procedurën e planifikuar, por kohëzgjatja e qëndrimit dhe rikuperimi janë ende duke u përcaktuar zyrtarisht. Kate u pa për herë të fundit në publik në ditën e Krishtlindjeve, pak më shumë se tre javë më parë, kur ajo iu bashkua pjesës tjetër të familjes mbretërore për shëtitjen tradicionale në kishën Sandringham. Ajo ishte me Princin William dhe tre fëmijët e tyre, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI