Flash

Prokuroria merr të pandehur 4 doktorët që mjekuan Nuredin Dumanin ditën e atentatit

Lapsi.al 17 January 2024
Prokuroria merr të pandehur 4 doktorët që mjekuan Nuredin Dumanin

Katër mantelbardhët e Spitalit të Fierit janë marrë të pandehur nga organi i akuzës, pasi dy vite më parë kanë mjekuar Nuredin Dumanin. Ishte dita që këtij të fundit ju bë atentat në Peqin dhe teksa kthehej në “bazën” e tij në Fier, kishte nevojë për ndihmë mjekësore.

Nuredin Dumani ishte nisur për të kryer një vrasje por ra në pritë dhe mbeti i plagosur rëndë. Menjëherë ai është nisur i plagosur drejt Fierit dhe mjekët Bledar Bërdalli, Julian Malaj, Ermal Gjeçi dhe Uljan Kapllanaj i kanë dhënë ndihmën e parë duke e shpëtuar nga vdekja.

Mirëpo, kryerja e misionit të tyre dhe shpëtimi i Dumanit, që sot mban statusin e “të penduarit të drejtësisë” dhe ka zbardhur një sërë ngjarjesh kriminale, u ka kushtuar shtrenjtë mjekëve të Fierit.

Ata përballen prej dy vitesh me drejtësinë, sa nga Prokuroria e Elbasanit, në SPAK dhe së fundmi në atë të Fierit, ku ka përfunduar dosja e tyre. Katër mantelbardhët akuzohen për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Bledar Bërdalli, Julian Malaj, Ermal Gjeçi dhe Uljan Kapllanaj nuk njoftuan Policinë për mjekimin e vrasësit me pagesë që kërkohej “me lupë” nga autoritetet, por bënë detyrën duke i dhënë atij ndihmën e parë që e shpëtoi nga vdekja dhe sot është një “diamant” në duart e SPAK.

Bledar Bërdalli, me profesion teknik i lartë laboratori;

Julian Malaj, me profesion mjek kirurg;

Ermal Gjeçi, me profesion teknik laboratori;

Uljan Kapllanaj, me profesion infermier.

Nuredin Dumani u lokalizua orë më pas në një apartament që kishte marrë me qira në qytetin e Fierit dhe ku i fshihej drejtësisë. Pamjet rrodhën në media, teksa “pentito” i SPAK u prangos nga Forcat Speciale i shtrirë në një krevat dhe i fashuar në kurriz.

Për të paktën një vit me radhë, plumbi që e kishte kapur në shtyllën kurrizore i detyroi prokurorët dhe hetuesit e BKH-së që të shkonin atje ku ndodhej Nuredin Dumani sepse lëvizja e tij mund të shkaktonte pasoja të pakthyeshme.

Në një ndërhyrje të parë, mjekët dështuan t’i hiqnin predhën e plumbit nga shtylla kurrizore, sepse kjo mund të përkeqësonte gjendjen e tij duke e lënë të paralizuar. Kanë kaluar dy vite nga arrestimi dhe procesi gjyqësor, por nuk dihet më se çfarë ka ndodhur me shëndetin e Dumanit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI