Flash

“Shtëpi bari” në papafingo, policia arreston në flagrancë 3 shqiptarët në Angli

Lapsi.al 17 January 2024
“Shtëpi bari” në papafingo, policia arreston në

Tre ‘fermerë’ shqiptarë të kanabisit janë gjetur dhe arrestuar në papafingon e një shtëpie në Angli, të cilën e bastisi policia.

Alberto Loka, Riza Manuka dhe Besard Muça, ishin në procesin e krijimit të ndërmarrjes së re të paligjshme, por asgjë nuk u shkoi sipas planit pasi u ndaluan nha policia.

Në vendngjarje, policia gjeti 51 bimë kanabisi në një dhomë dhe gjithashtu pajisje jetike për rritjen e tyre.

Policia gjeti tre telefona celularë, por nuk mundi të hynte në iPhone-in e Lokës pasi ishte i mbrojtur me fjalëkalim. Dy celularët e tjerë treguan një telefonatë të rregullt mes Manukës dhe Muçës.

Loka, Manuka dhe Muca, u deklaruan fajtorë për përfshirje në kultivimin e kanabisit.

Chris Baker, që përfaqëson 24-vjeçarin Loka, tha se klienti i tij ishte një emigrant i paligjshëm që e kishte pranuar fajin në rastin e parë.

Ndërsa Shaun Dryden, që përfaqësonte Muçën, tha se klienti i tij kishte qenë në vend për rreth 12 muaj në mënyrë të paligjshme përpara se të arrestohej dhe të lihej në paraburgim.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI