Flash

Turqia nën mbikqyrje për shmangien e sanksioneve ndaj Rusisë

Lapsi.al 17 January 2024
Turqia nën mbikqyrje për shmangien e sanksioneve ndaj Rusisë

Uashingtoni po shton përpjekjet për të forcuar sanksionet ndaj Rusisë, përmes një pakete të dytë masash ndëshkimore, që synojnë të ndalojnë Turqinë të ndihmojë Moskën dhe partnerët e saj tregëtarë të shmangin sanksionet e vendosura për shkak sulmit ndaj Ukrainës.

Siç njofton nga Stambolli, korrespodenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones, analistët thonë se suksesi i sanksioneve, apo dështimi i tyre, do të varet nga fakti se deri në cilën pikë janë të gatshme vendet, që të humbasin për shkak të kufizimit të lidhjeve tregtare me Rusinë.

Anija Grande Italia është një vizitore e rregullt e porteve turke, që shkarkon aty automjete italiane. Njësoj si me vende të tjera europiane, marrëdhëniet tregtare mes Italisë dhe Turqisë janë forcuar që kur nisi lufta në Ukrainë, çka përkon edhe me një rritje të tregtisë mes Rusisë dhe Turqisë.

Turqia është përdorur si një vend për të anashkaluar sanksionet, pasi Ankaraja thotë se nuk preket nga kufizimet.

“Turqia, është ende një importues i rëndësishëm i gazit rus dhe një destinacion i rëndësishëm për naftën bruto dhe lëndët djegëse, është një portë hyrëse për shumë transaksione financiare, furnizime me pajisje dhe gjithçka tjetër për Rusinë”, thotë Tatiana Mitrova, eksperte tregtie.

Që nga vendosja e sanksioneve kundër Moskës, shumë nga fqinjët e Rusisë kanë regjistruar gjithashtu rritje të tregtisë dypalëshe me vendet evropiane.

“Ka të bëjë me interesin kombëtar. Vendet që vetë mund të blejnë lëndë djegëse nga Rusia, kritikojnë të tjerët se e lehtësojnë këtë tregëti dhe të vazhdojnë të akuzojnë Turqinë për shmangie të sanksioneve. Pra, unë mund të kuptoj se ky është realiteti dhe kjo ndodh. Në këtë rast, çështja është nëse këto vende, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, do të ishin të gatshme të shtrëngonin sanksionet”, thotë Mustafa Aydin, nga Këshilli i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Turqi.

Muajin e kaluar, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden firmosi një urdhër ekzekutiv për vendosjen e një pakete të dytë sanksionesh që kanë si objektiv institucionet financiare që bëjnë biznes me Rusinë.

Masat mund të dëmtojnë ekonominë turke, e cila po përjeton vështirësi.

Ankaraja thotë se sanksionet po dështojnë.

“Rusia po përfiton nga kjo situatë. Pse? Rusia po furnizon me naftë dhe gaz Indinë, Kinën, madje dhe shumë aleatë evropianë”, shprehet Mesut Casin, Këshilltar i Presidentit të Turqisë.

Autoritetet turke besojnë se duke mos u bërë pjesë e sanksioneve vendi i tyre mund të luajë një rol ndërmjetësues midis Rusisë dhe Ukrainës. Por analistët thonë se Ankaraja po mban shpresë që aleatët e saj perëndimorë të vënë në plan të parë interesat e tyre ekonomike dhe të votojnë kundër sanksioneve të tjera.

“Nëse e bëjnë këtë, jo vetëm që do të dëmtojnë Turqinë ose vende të tjera, por do të dëmtojnë veten dhe ekonomitë e tyre, ndaj dhe po e shmangin një gjë të tillë”, shton zoti Aydin.

Për momentin, nuk ka shenja të ndonjë ngadalësimi në portet dhe rrugët e ngarkuara detare të Turqisë, pasi tregtia mes Evropës dhe Turqisë, dhe Turqisë e Rusisë, vazhdon të lulëzojë, pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare për t’i shtrënguar Moskës lakun ekonomik./VOA

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI