Flash

Grip me 40 gradë temperaturë/ Brataj tregon ç'po ndodh me infektimet

Lapsi.al 18 January 2024
Grip me 40 gradë temperaturë/ Brataj tregon ç'po ndodh me

Kurba në ngjitje e infeksioneve respiratorë kërkon më shumë kujdes nga qytetarët për të parandaluar infeksionin ose për ta menaxhuar siç duhet, për të shmangur komplikacione që mund të shkaktojnë viruset. Shefi i Urgjencës Kombëtare Dr Skënder Brataj është optimist se brenda Janarit do të nisë zbritja e kurbës, referuar Europës.

“Rritje e numrit të pacientëve nëpër spitale, si në gjithë vendet e tjera. Europa është drejt uljes, në Shqipëri vazhdon rritja. Brenda janarit edhe Shqipëria do të ketë rënien e numrit të infektuarve”, - tha Skënder Brataj.

Temperaturë e lartë 39-40 dhe zgjatje më shumë në kohë e simptomave ka bërë që mjekët ta konsiderojnë virusin e gripit këtë vit pak sa më agresiv. Por Brataj e lidh këtë me mbivendosjen e dy viruseve.

“Mund të jetë bashkëshoqërimi i dy viruseve. Nëse janë grip dhe Covid dhe kur janë dy viruse janë më agresiv”, - thotë Brataj.

Ndërsa më të prekurit janë fëmijët e vegjël dhe moshat e treta, Brataj ka një këshillë për nënat që të mos shqetësohen kur kanë temperaturë.

“Kujdes me temperaturën për konvulsionet, por fakti që bën temperaturë fëmija do të thonë që organizmi i tij por reagon”,-  tha shefi i Urgjencës. /TCH

Të këshilluara

Moti i keq, Puka pa energji elektrike

Rrebeshi i shirave dhe era e fortë kanë lënë qytetin e Pukës pa energji elektrike. Prej paradites qyteti është furnizuar në intervale të shkurtra kohore. Shk...

19:40

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI