Flash

Video/ De Rossi në dhomat e zhveshjes në Trigoria, habitet nga Lukaku: "Po gjithnjë kaq i madh ke qenë?"

Lapsi.al 18 January 2024
Video/ De Rossi në dhomat e zhveshjes në Trigoria, habitet nga Lukaku:
Rikthimi i Daniele De Rossi në Trigoria në rolin e tij të ri si trajner i Romës ishte emocionues. Sikur të mos mjaftonte fakti i rikthimit në shtëpi, për ish-kapitenin verdhekuq është edhe zëvendësimi i një emri të madh si Jose Mourinho. Në takimin e parë me skuadrën nuk kanë munguar përshëndetjet e përqafimet e gjata si në rastin me mesfushorin Pellegrini. Lexo më tej: De Rossi trajneri i ri i Romës, Josè largohet nga Trigoria i mallëngjyer: "Faleminderit për këto dy vite" Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte skena zbavitëse kur tekniku i ri u takua me Romelu Lukaku. Impresionin e parë të De Rossi kur u afrua te Big Rom u zbulua nga klubi verdhekuq me një video në profilet e tij sociale: "Po gjithmonë ke qenë kaq i madh? Edhe më parë ke qenë kaq i madh, sepse përndryshe mendoj se duhet të jem tkurrur unë", tha me shaka trajneri i ri i Romës, i befasuar nga përmasat e sulmuesit belg.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI